• e enjte, 26 dhjetor 2024

Finlanda paralajmëron pako të re të ndihmës për Ukrainën prej rreth 160 milionë euro

Finlanda paralajmëron pako të re të ndihmës për Ukrainën prej rreth 160 milionë euro

Helsinki, 28 qershor 2024 (MIA) - Finlanda sot shpalli pakon e saj të 24-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga materiale mbrojtëse në vlerë rreth 159 milionë euro (170 milionë dollarë).

Shuma totale e ndihmës ushtarake që Finlanda ia ofron Ukrainës tani është 2.2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë), njofton Ministria e Mbrojtjes së Finlandës.

Sipas Institutit për Ekonomi botërore të Kielit (IfV Kiel) i cili monitoron ndihmën ndërkombëtare për Ukrainën, Finlanda ka siguruar gjithashtu 239 milionë euro (255 milionë dollarë amerikanë) mbështetje humanitare dhe financiare deri në fund të prillit 2024.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR