• e premte, 27 dhjetor 2024

Shmigal: Aleatët i premtojnë Ukrainës 60 miliardë dollarë mbështetje vjetore ushtarake në katër vitet e ardhshme

Shmigal: Aleatët i premtojnë Ukrainës 60 miliardë dollarë  mbështetje vjetore ushtarake në katër vitet e ardhshme

Kiev, 28 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri ukrainas, Denis Shmigal sot deklaroi se obligimet ushtarake të cekura në 20 marrëveshje sigurie që Kievi i nënshkroi  me partnerët e vet paraqesin 60 miliardë dollarë në vit në katër vitet e ardhshme.

"Sipas këtyre marrëvehsjeve, në katër vitet e ardhshme partnerët tanë planifikojnë t'i sigurojnë Ukrainës mbështetje të përgjithshme ushtarake në vlerë prej 60 miliardë dollarëve në vit", tha Demis Shmigal në takimin qeveritar.

Ukraina vazhdon të luftojë me invazion të plotë rus i cili filloi në shkurt të vitit 2022. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR