• e martë, 26 nëntor 2024

Këshilli i Evropës e rizgjodhi Aleksandar Nikolloskin raportues të përgjithshëm për shfuqizimin e dënimit me vdekje

Këshilli i Evropës e rizgjodhi Aleksandar Nikolloskin raportues të përgjithshëm për shfuqizimin e dënimit me vdekje

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Paris, e rizgjodhi Aleksandar Nikolloskin raportues të përgjithshëm për shfuqizimin e dënimit me vdekje, informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Prej aty thonë se ky është mandati i tij i dytë në këtë pozicion. Përndryshe, mandati zgjat një vit.

Nikolloski para Komisionit prezantoi shënimin informativ që përfshinte zhvillimet që nga diskutimi i fundit për këtë temë në dhjetor të vitit 2021, duke përfshirë edhe periudhën kohore kur u zgjodh për herë të parë në këtë pozicion.

"Deri më sot, më shumë se dy të tretat e vendeve (144) në mbarë botën e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje me ligj ose nuk e përdorin më, ndërsa 55 vende vazhdojnë ta përdorin", tha Nikolloski.

Ai vuri në dukje se progres i caktuar drejt shfuqizimit të dënimit me vdekje është parë në muajt e fundit në mbarë botën, por është ende i paplotë. Dënimi me vdekje është dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues që është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndalimi i tij është parimi themelor i Këshillit të Evropës.

Nikolloski theksoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të luajë rol duke ndarë ekspertizën dhe praktikën e saj për shfuqizimin e dënimit me vdekje me vendet e tjera të botës. Ne, nënvizoi Nikolloski, duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për çrrënjosjen e plotë të dënimit me vdekje nga kontinenti ynë.

Pas rizgjedhjes së tij për raportues të përgjithshëm, Nikolloski theksoi se do të vazhdojë t'i ndjek zhvillimet në vendet e përmendura në shënimin informativ dhe t'i dënojë ekzekutimet e reja dhe dënimet e reja me vdekje.

Në fund, Nikolloski kërkoi që shënimi i tij informativ të deklasifikohet për ta vënë në dispozicion të publikut, si dhe të organizohet diskutimi me ekspertët në mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Marrja në pyetje do të fokusohet në vendet mbikëqyrëse (Japoni, SHBA) dhe tema e kushteve të paraburgimit të të dënuarve me vdekje.

Komisioni zhvilloi intervista të ndara me tre kandidatët - Majkëll O'Flaerti nga Irlanda, Manfred Novak nga Austria dhe Meglena Kuneva nga Bullgaria, për funksionin komisioner për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.

Në kuadër të mbledhjes së Komisionit u diskutua edhe për proceset e dëmshpërblimit dhe pajtimit për tejkalimin e konflikteve të kaluara dhe ndërtimin e së ardhmes së përbashkët paqësore – çështja e dëmeve të drejta dhe të barabarta dhe Kundërshtimi i Padive Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP), si manipulimi i sistemit gjyqësor, duke minuar kështu rolin e tij të qenësishëm mbrojtës me keqpërdorimin e tij.

"Pati edhe marrje në pyetje të Evgenia Kara-Murza, bashkëshortja e aktivistit rus të opozitës dhe koordinatorit të përfaqësimit, dhe Bill Brovder, shef i fushatës për drejtësi të Sergej Magnitski nga Mbretëria e Bashkuar, në lidhje me sanksionet kundër individëve në 'Listën Kara-Murza'", informojnë nga Kuvendi. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR