Kemi legjislacion të mirë për të parandaluar dhe mbrojtur dhunën ndaj grave, sfida kryesore është zbatimi
- Vendi ka legjislacion të mirë për të parandaliuar dhe mbrojtjur dhunën ndaj grave, por mbetet të punohet në zbatimin e tij, u theksua në debatin e sotëm publik me temë "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, që u mbajt në kuadër të Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Vendi ka legjislacion të mirë për të parandaliuar dhe mbrojtjur dhunën ndaj grave, por mbetet të punohet në zbatimin e tij, u theksua në debatin e sotëm publik me temë "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, që u mbajt në kuadër të Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
Kilian Val, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, theksoi se megjithëse korniza ligjore në Maqedoninë e Veriut është solide, këto ligje, tha ai, duhet të zbatohen plotësisht për të siguruar reagim të shpejtë dhe mbrojtje më të mirë për viktimat.
“Ligjet kundër dhunës janë po aq efektive sa zbatimi i tyre, gjë që kërkon burime, trajnime dhe një qasje të koordinuar midis të gjithë aktorëve, policisë, gjyqësorit, ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve sociale. Për të arritur këtë, zbatimi aktual i reformave që rezultojnë nga Konventa e Stambollit është i një rëndësie vendimtare. Trajtimi i dhunës ndaj grave nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e grave. Kjo nënkupton ndërtimin e një shoqërie ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë. Maqedonia e Veriut ka marrë angazhime ndërkombëtare për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave. Këto përfshijnë Planin e Veprimit të OSBE-së për Barazinë Gjinore, Vendimin e Këshillit të Ministrave nga Lubjana për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave nga viti 2005, si dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Konventa e Stambollit. Një nga aspektet më të tmerrshme të dhunës ndaj grave është femicidi, vrasja e grave dhe vajzave për shkak të gjinisë së tyre”, tha ambasadori.
Val thekson se konstatimet e hulumtimit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave tregojnë se gjysma e grave në Maqedoni kanë përjetuar një lloj dhune në jetën e tyre. Ai theksoi se pothuajse çdo e treta grua në Maqedoninë e Veriut ishte ngacmuar seksualisht. Katërmbëdhjetë për qind kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, ndërsa një në 10 ka përjetuar përndjekje. Në të theksohet se dhuna psikologjike kryhet kryesisht nga partnerët, ku 44 për qind e grave vuajnë nga kjo lloj dhune.
Ndërsa Elena Dimushevska nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje theksoi se situata në vend lidhur me këtë çështje është ndryshe nga 15 vjet më parë, legjislacioni është përmirësuar, por, siç tha ajo, sfidë e madhe mbetet zbatimi.
“E di që është gjithmonë më e lehtë të flitet për përmirësimin e ligjeve, për krijimin e strategjive, protokolleve, programeve të reja që përfundimisht nuk do të zbatohen ose do të zbatohen minimalisht ose nuk do të zbatohen fare dhe sfida kryesore është mosndarja e burimeve financiare nga buxheti kombëtar dhe buxhetet vendore. Çdo ligj ka nevojë për financim. Nuk është e mundur të zbatohet një ligj pa siguruar mjete financiare për të. Ajo që nuk ishte paraparë kur u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje është se sa para do të na kushtojë neve si shtet kjo. Kam ë tepër se tre vjet që nga miratimi i ligjit, por ne nuk kemi arritur as tek sigurimi I standardeve minimale për shërbime të specializuara, nuk jemi as afër ofrimit të shërbimeve të specializuara të përballueshme dhe të aksesueshme për gratë dhe fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës. Nuk e di nëse ka nevojë të përmirësohen sërish ligjet apo duhet ta pranojmë që derisa të jemi gati të
ndajmë para, të paktën të mos pretendojmë se po bëjmë diçka? Nuk mund të ketë një shërbim të specializuar, cilësor, të vazhdueshëm pa mjetet e parashikuara për të. Ne si organizata të shoqërisë civile na shqetësoi shumë informacioni që morëm për reduktimin e fondeve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në sektorin e shërbimeve sociale me gati 50 për qind. Është shumë shqetësuese. Ne duhet të sigurojmë para në buxhetin kombëtar, në buxhetet e ministrive, komunave, sepse pa siguruar mjete financiare, të gjitha ndryshimet ligjore që do të bëjmë janë absolutisht të panevojshme sepse nuk do të mund t'i zbatojmë ato”, tha ajo.
Dimushevska thekson se bullizmi është pasojë e dhunës së përjetuar në familje, duke theksuar se nuk është shfaqur nga hiçi si fenomen.
Zëvendësministri i Politikë Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, tha se për problemin e dhunës ndaj grave duhet të shqetësohemi 365 ditë në vit, e jo vetëm në këto 16 ditë të fushatës. Ai informoi se në vendin tonë ka një rrjet institucionesh sociale, pra 30 qendra për çështjet sociale që mbulojnë të gjithë territorin e vendit.
“Vendi ynë ka ratifikuar Konventën e Stambollit, por për fat të keq ne jemi larg përmbushjes së standardeve të përcaktuara. Deri më tani, në shtatë rajone planifikuese janë krijuar shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës, të cilat nuk janë të mjaftueshme dhe nuk u përgjigjen nevojave të viktimave. Në periudhën e ardhshme, sipas programit të punës së Qeverisë, parashikojmë ngritjen e 10 shërbimeve të reja të specializuara për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje. Në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në hartimin e Strategjisë nacionale tetëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje me Plan veprimi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara”, tha Velkovski.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Boban Stojanoski, theksoi se zbatimi i ligjeve dhe përmirësimi i tyre është i një rëndësie vendimtare. Institucionet duhet të tregojnë zero tolerancë ndaj dhunës. "Kuvendi në këtë drejtim mbetet i përkushtuar që të punojë në avancimin e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, duke i inkurajuar dhe mbështetur të gjitha aktivitetet në këtë rrugë", tha Stojanoski.
Nikola Prokopenko nga Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se janë duke punuar për ndryshime në Ligjin për Procedurën Penale, i cili aktualisht është në përkthim dhe pritet të dërgohet në Komisionin Evropian për mendim deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Kristina Pleçiq nga UNDP-ja, theksoi se ndërkohë qe ne po diskutojmë se si të përmirësohet sistemi për mbrojtjen e viktimave të dhunës fizike, format e dhunës me bazë gjinore të mundësuar teknologjikisht apo dhunës digjitale, pra dhunës në internet, janë në rritje.
“Ky do të bëhet një problem real edhe më shumë sepse jemi dëshmitarë sesi jo vetëm jeta jonë, por veçanërisht jeta e të rinjve po kalon gjithnjë e më shumë në botën virtuale. Prej këtu mendoj se si vend duhet të përgatitemi me kohë për t'u përballur me këtë lloj dhune. Si UNDP, këtë vit ne analizuam situatën tonë në aspektin e dhunës së mundësuar teknologjikisht dhe kuptuam se duhet të bëhen ndryshime në një sërë ligjesh për të adresuar këtë lloj dhune. Ndryshime të mëtejshme duhet të bëhen
edhe në Kodin Penal. Do të duhet të punojmë edhe në shërbime. Aktualisht, asnjë shërbim në vend nuk e mbulon këtë lloj dhune”, tha Pleciq.
Foto: Printskrin nga videoj