• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi-Kurti: Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë vizion të përbashkët për Ballkan Perëndimor stabil

Gashi-Kurti: Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë vizion të përbashkët për Ballkan Perëndimor stabil

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, realizoi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, informuan nga shtëpia ligjvënëse.

Në kumtesën nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, qëndron se Gashi e konfirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ketë qëndrim afirmativ për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe iniciativat multilaterale dhe rajonale dhe do të vazhdojë ta mbështesë këtë plan edhe në të ardhmen.

E shprehu gatishmërinë që Kuvendi t'i ndajë përvojat e tij në procesin e miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjes së pushtetit ekzekutiv në kontekst të proceseve reformuese, si në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ashtu edhe në lidhje me anëtarësimin në NATO. Si vend anëtar i NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë dhe kontributit të saj në KFOR. Gashi theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe me përpjekje të përbashkëta shtetet mund t'i tejkalojnë sfidat dhe të sigurojnë prosperitet dhe stabilitet për qytetarët e tyre.

Kryeministri i Kosovës, ndërkaq, theksoi se takimi i sotëm, i cili pason menjëherë pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, është tregues se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës po marrin përmasa të mëdha. Kurti theksoi se përparimi ekonomik, bashkëpunimi i komuniteteve të biznesit dhe përafërimi i standardeve evropiane janë themeli i bashkëpunimit midis dy vendeve.

Republika e Kosovës sheh aleat, mik dhe zëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, andaj si kryeministër vazhdimisht përkrah komunikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar në të gjitha sferat e interesit të Rajonit.

Shprehi edhe gatishmëri që Kuvendi t'i ndajë përvojat në[ procesin e miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrje ndah pushtetit ekzekutiv në kontekst të proceseve reformuese, si në rrugën drejt BE-së, ashtu edhe në raport me anëtarësimin në NATO. Si vend anëtar i NATO-s, RMV mbetet e përkushtuar në angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë dhe në kontributin e KFOR-it.

Gashi theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe në NATO, ndërsa përmes përpjekjeve të përbashkëta shtetet mund t'i tejkalojnë sfidat dhe të sigurojnë prosperitet dhe stabilitet për qytetarët e vet.

Kryetari i Qeverisë, Kurti, theksoi se takimi i sotëm i cili pasoi mu pas Konferencës së dytë nd[rqeveritare është indikator se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës fitojnë dinamikë.

Kurti theksoi se përparimi ekonomik, bashkëpunimi i komuniteteve afariste dhe afrimi i standardeve evropiane janë themeli i bashkëpunimit mes dy shteteve.

"Republika e Kosovës sheh aleat, mik dhe zëdhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, andaj si kryeministër vazhdimisht përkrah komunikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar në të gjitha sferat e interesit të Rajonit", theksoi Kurti. ab/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR