• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zeqirija Ibrahimi takoi ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Zeqirija Ibrahimi takoi ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA)- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Amir Elezi sot në zyrat qendrore të Alternativës kanë takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

“Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi e informoi ambasadorin për proceset në kuadër të qeverisë, ku Alternativa është pjesë e koalicionit VLEN. Po ashtu u diskutua për përpjekjet e qeverisë në avancimin e reformave dhe transparencës me theks të veçantë te procesi i integrimit evropian, që është synimi strategjik i vendit. Në këtë drejtim, Alternativa ka një rol kyç përmes udhëheqjes së resorit për eurointegrime”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Rokas, siç thuhet në kumtesë, ka rikonfirmuar mbështetjen për rrugën integruese të vendit, duke premtuar përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar këtë proces të rëndësishëm.

QËNDRONI TË LIDHUR