• e premte, 08 nëntor 2024

Janë aktive 12 zjarre, gjatë 24 orëve janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura

Janë aktive 12 zjarre, gjatë 24 orëve janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Në territorin e shtetit, sipas informacioneve të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, janë aktive 12  zjarre.

Gjatë 24 orëve  janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 23 janë shuar. 

Siç informon QMK, ende jan aktive zjarret ndërmjet fshatrave Dragoevë dhe Selcë dhe fshatrave Puhçe dhe Piperovë të Komunës së Shtipit, zjarri në poligonin Krivollak në drejtim të rrafshinës së Shtipit, ndërsa nga ana e Negotinës është vënë nën kontroll, si dhe zjarri në afërsi të fshatit Badilen të Komunës së Novosellës. 

 Zjarret aktive ka edhe ndërmjet fshatrave Gabrovnik dhe Mokren dhe në mes të Jabollçishtës dhe Drenovës në Komunën e Çashkës, ndërmjet fshatrave Sirkovë dhe Mërzen Oraovec në Rosoman, afër fshatit Falish të Komunës së Kavadarit, fshatit Nebregovë në Komunën e Dollnenit, afër "Pashin Mostit" në Komunën e Velesit, ndërmjet fshatrave Podlec dhe Çiçevë në Komunën e Gradsko, si dhe në deponinë komunale në Dellçevë.

Zjarret më kritike shuhen edhe nga toka ashtu edhe nga ajri. 

Numri i vetëm për raste urgjente 112, për dallim nga numri rekord i djeshëm prej 3.159,  gjatë 24 orëve janë regjistruar 2.978 thirrje. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR