• e enjte, 03 tetor 2024

Izraeli premtoi përgjigje ndaj sulmit iranian

Izraeli premtoi përgjigje ndaj sulmit iranian

Tel Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite dje kumtoi se sulmi me raketa nga Irani ka përfunduar dhe njerëzit mund të largohen nga strehimoret, duke i premtuar përgjigje Teheranit ndaj sulmit.

“Pas vlerësimit të situatës, u vendos që tani lejohet të largohen nga zonat e mbrojtura në të gjitha zonat në të gjithë vendin”, thuhet në kumtesën e armatës izraelite.

Sulmi raketor iranian ishte serioz dhe do të kishte pasoja, tha zëdhënësi ushtarak, duke refuzuar të specifikojë se si dhe kur Izraeli do të përgjigjej.

Kundëradmirali Daniel Hagari tha se “deri më tani nuk ka asnjë lajm për viktima në sulmin me raketa. Ai tha se ka pasur disa lëkundje në qendër të vendit dhe në jug.

Irani, nga ana tjetër, tha se 80 për qind e raketave goditën objektivin.

"Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim", tha Hagari.

Irani dje hodhi një seri raketash balistike kundër Izraelit si hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Teheranit, Hezbollahut, në Liban.

Alarmet u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime mund të dëgjoheshin në Jerusalem dhe në luginën e lumit Jordan pasi izraelitët u grumbulluan në strehimoret e bombave.

Një zyrtar i lartë iranian tha se urdhri për lëshimin e raketave në Izrael ishte dhënë nga lideri supres ajetollah Ali Hamnei. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR