Incidenti i katërt me raketa iraniane në Turqi brenda një muaji
- Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të interceptohej nga forcat e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:54, 30 mars, 2026
Ankara, 30 mars 2026 (MIA) - Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të interceptohej nga forcat e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
Ministria theksoi se po merren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore turke.
Incidenti është i katërti i tillë që nga fillimi i konfliktit Amerikë-Izrael me Iranin, pas tre interceptimesh së mëparshme nga sistemet e NATO-s në fillim të këtij muaji, që e shtyu Ankaranë të protestojë dhe të paralajmërojë Teheranin. Teherani në tre rastet paraprake ka mohuar se ka miratuar laëshime të tilla dhe ka kërkuar nga Ankaraja të ngrejë një hetim të përbashkët.
Raketat e lëshuara nga Irani u rrëzuan mbi Hataj më 4 mars dhe mbi Gaziantep më 9 mars. Raketa e tretë u interceptua më 13 mars, ndërsa Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare tha se ajo u "neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun lindor", pa specifikuar vendndodhjen, kujton Haberler.
Foto: Arkivi