• e mërkurë, 01 prill 2026

Rubio: SHBA-ja shqyrton fazën përfundimtare të luftës me Iranin, duhet të rivlerësojnë marrëdhëniet me NATO-n

Rubio: SHBA-ja shqyrton fazën përfundimtare të luftës me Iranin, duhet të rivlerësojnë marrëdhëniet me NATO-n

Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, deklaroi se SHBA-ja po shqyrton "fazën përfundimtare" të luftës me Iranin dhe se pas konfliktit do të duhet të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me NATO-n. 

"Po shqyrtojmë fazën përfundimtare. Nuk do të jetë sot, nuk do të jetë nesër, por së shpejti", deklaroi Rubio në një intervistë pëpr televizionin amerikan "Foks njuz".

Lufta filloi më 28 shkurt, me sulme amerikane-izraelite ndaj Iranit, të cilave Teherani iu përgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit në të cilën ndodhen bazat ushtarake amerikane.

Rubio potencoi se midis Iranit dhe SHBA-së po shkëmbehen mesazhe dhe se ekziston mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë midis dy palëve.

"Ekzistojnë mesazhe, ka biseda. Ekziston mundësia për një takim të drejtpërdrejtë në një moment të caktuar", deklaroi ai.

Rubio shtoi se Uashingtoni do të duhet të rivlerësojë marrëdhëniet e tij me NATO-n pasi përfundimit të konfliktit.

"Në fund të fundit, është vendimi i presidentit. Por mendoj se, për fat të keq, do të duhet të rishqyrtojmë nëse kjo aleancë, e cila i ka shërbyer mirë vendit tonë për një periudhë kohore, po e përmbush ende qëllimin e saj apo është bërë një rrugë me një drejtim, në të cilën Amerika vihet në një pozicion për të mbrojtur Evropën, ndërsa kur kemi nevojë për ndihmën e aleatëve tanë, ata na mohojnë qasjen në bazat dhe hapësirën e tyre ajrore", deklaroi Rubio. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR