• e mërkurë, 01 prill 2026

Ushtria izraelite përsëri sulmon caqe në Bejrut

Ushtria izraelite përsëri sulmon caqe në Bejrut

Tel Aviv/Bejrut, 1 prill 2026 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kryen përsëri sulme ajrore të rënda ndaj caqeve në Bejrut gjatë natës.

"Pak kohë më parë, në dy sulme të veçanta në zonën e Bejrutit, IDF shënjestroi një komandant të lartë të Hezbollahut dhe një terrorist tjetër të lartë", kumtoi ushtria izraelite.

Sipas informacioneve paraprake nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 21 persona u lënduan në sulmet. 

Banorët raportuan shpërthime të forta dhe zjarre në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit.

Milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani më parë qëlloi raketa dhe dronë në Izraelin verior. Shërbimet izraelite të shpëtimit raportuan disa të plagosur, përfshirë një fëmijë që pësoi lëndime të lehta.

Pas gati një viti lufte midis Izraelit dhe Hezbollahut, në nëntor 2024 u ra dakord për një armëpushim. Hezbollahu ka rinisur sulmet ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës me Iranin rreth një muaj më parë, duke e bërë Izraelin të përgjigjet me sulme të rënda ajrore dhe operacione tokësore në Libanin jugor. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR