Gjermania i lejon Ukrainës të përdorë armët e dërguara nga Berlini kundër caqeve ushtarake në Rusi
- Qeveria gjermane i ka lejuar Ukrainës të shfrytëzoje armët e dorëzuara nga Gjermania kundër caqeve ushtarake në Rusi, publikoi sot në Berlin zëdhënësi qeveritar, Shtefen Hebestrajt, njofton DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 12:32, 31 maj, 2024
![Gjermania i lejon Ukrainës të përdorë armët e dërguara nga Berlini kundër caqeve ushtarake në Rusi](https://new.mia.mk/images/20240531122454_big_730x400_27.webp )
Berlin, 31 maj 2024 (MIA) - Qeveria gjermane i ka lejuar Ukrainës të shfrytëzoje armët e dorëzuara nga Gjermania kundër caqeve ushtarake në Rusi, publikoi sot në Berlin zëdhënësi qeveritar, Shtefen Hebestrajt, njofton DPA.
Gjatë javëve të fundit, Ukraina u ka bërë shtypje mbështetësve të saj për të marrë leje për të përdorur armët e furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar forcat ruse në territorin rus. Disa vende, duke përfshirë dhe SHBA-në, kanë ndërmarrë tashmë hapa të ngjashëm për t'i dhënë Ukrainës më shumë liri për të përdorur armët e furnizuara nga perëndimi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s