• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ish drejtoresha e INSTAT konsideron se të dhënat e regjistrimit janë të manipuluara

Ish drejtoresha e INSTAT konsideron se të dhënat e regjistrimit janë të manipuluara

Tiranë, 29 qershor 2024 (MIA)- Ines Nurja, ish drejtoresha e INSTAT për në Euronjuz Albania ka thënë se shifrat e regjistrimit të popullsisë janë manipuluar pasi numri i përgjithshëm i popullsisë në vend për 2023 është më i vogël.

Ajo tregoi se kur ishte në krye të institucionit që regjistron popullsinë të dhënat e regjistrimit të zhvilluar në 2011 u publikuan brenda 5 javëve.

“Nga ajo që kam informacion nga brenda INSTAT në qytetet e mëdha Tiranë dhe Durrës nuk ka pasur një ecuri të mirë të punës, Shqipëria ka ndryshuar në 11 vjet, nuk kthehet më njëri në shtëpi para orësh 5 dhe anketuesi ka pasur një orar pune dhe nuk vjen të të pyesë në orën 9 të darkës. Shifra mund të jetë rritur në mënyrë fiktive, është shtuar numri, ka një gënjeshtër të madhe, janë manipuluar. Para 12 vjetësh ka qenë edhe më i vështirë regjistrimi se teknologjia nuk ka qenë kaq e zhvilluar dhe është nxjerrë për 5 javë rezultati. Dhe në 2001, që është bërë në mënyrën më tradicionale të mundshme, është bërë me letër, është nxjerrë rezultati për 2 muaj. Ndërkohë, 12 vjet më pas i nxjerr për 8 muaj dhe kjo mua më bëj të dyshoj, mendoj se numri ka qenë shumë i vogël dhe të dhënat janë manipuluar”, tha Nurja.

 

 

 

 



 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR