• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një pjesëtar i xhandarmërisë plagoset para ambasadës izraelite në Beograd, vritet sulmuesi

Një pjesëtar i xhandarmërisë plagoset para ambasadës izraelite në Beograd, vritet sulmuesi

Beograd, 29 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u vërtetuar, qëlloi me hark me shigjeta një pjesëtar të xhandarmërisë i cili ka qenë në detyrë për të siguruar ambasadën e Izraelit, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

“Sot rreth orës 11 një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u vërtetuar, ka qëlluar në drejtim të pjesëtarit të xhandarmërisë i cili ka qenë në detyrë për sigurimin e ambasadës izraelite dhe e ka qëlluar në qafë", deklaroi Daçiqi.

Pjesëtari i xhandarmërisë M.J. (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje duke qëlluar sulmuesin i cili nga plagët e mara ka ndërruar jetë.

Polici në gjendje të vetëdijshme është dërguar në Qendrën emergjente ku do t'i nënshtrohet operacionit për të hequr shigjetën nga qafa.

“Për momentin po hetohen të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme”, deklaroi ministri Daçiq. 

QËNDRONI TË LIDHUR