• e shtunë, 23 nëntor 2024

Daçiq: Ky është sulm terrorist

Daçiq: Ky është sulm terrorist

Beograd, 29 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Policisë, Ivica Daçiq vlerësoi se sulmi ndaj pjesëtarit të Xhandarmërisë me hark para ambasadës izraelite në Beograd është akt terrorist, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai tha se dyshon se pas sulmuesit qëndron lëvizja vehabiste dhe se në mënyrë parandaluese janë arrestuar edhe disa persona në afërsi të objekteve të policisë. 

Siç bëri të ditur RTS, sulmuesi disa herë i ishte afruar shtëpisë së policisë për sigurim që të pyesë diçka, ndërsa pastaj e kishte hapur derën dhe e ka goditur në qafë pjesëtarin e Xhandarmërisë.

Xhandari kishte hapur zjarr në vetëmbrojtje dhe e ka qëlluar sulmuesin i cili iu kishte nënshtruar plagëve. 

Drejtori i Klinikës për Kirurgji Urgjente prof.dr. Pavle Gregoriç për RTS deklaroi se operacioni i pjesëtarit të plagosur të Xhandarmërisë po vijon, për heqjen e shigjetës nga qafa. 

Nenad Stefanoviq, kryeprokuror publik i Prokurorisë Publike të Beogradit, tha se prokurori publik kujdestar i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së sulmuesit dhe të gjitha veprimet e tjera të nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat e sulmit të sotëm mbi pjesëtarin e Xhandarmërisë M.J. (34), i cili ishte në detyrë si sigurim në ambasadën izraelite në Beograd. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR