• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sipas regjistrimit në Shqipëri 1,2 milionë janë myslimanë, 384 mijë të krishterë

Sipas regjistrimit në Shqipëri 1,2 milionë janë myslimanë, 384 mijë të krishterë

Tiranë, 29 qershor 2024 (MIA) - Sipas rezultateve nga regjistrimi sa i përket përkatësisë religjioze në Shqipëri, nga 2.402.113 banorë të regjistruar në vend, 1.101.718 banorë kanë deklaruar se i takojnë besimit mysliman.

Të krishterë janë 384.833, prej tyre 201.530 persona i përkasin besimit katolik dhe 173.645 persona i përkasin besimit ortodoks.

Bashkësisë bektashiane i takojnë 115.644 persona, përderisa me bindje të tjera fetare janë 3.670 persona. 

Të dhënat tregojnë se 332.155 persona nuk cilësuan besimin e tyre fetar dhe 85.311 të tjerë u deklaruan ateist.

Opsionin"Preferoj të mos përgjigjem" e zgjodhën 244.331 persona, ndërsa për 134 451 persona nuk ka informacione, njoftoi agjencia shtetërore ATSH. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR