• e enjte, 24 tetor 2024

Gashi: Datat e rëndësishme në historinë janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet

Gashi: Datat e rëndësishme në historinë janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet

Shkup, 23 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

"Me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që vijuan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë", theksoi Gashi.

Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera.

"Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë. Është sfidë për brezin tonë që vazhdimisht të avancojë proceset demokratike, standardet në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundimin e së drejtës, rrjedhat ekonomike dhe sociale dhe barazinë midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike", thotë Gashi.

Kryetari i Kuvendit në urim theksoi se datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR