• e premte, 25 tetor 2024

Janevska: Në shkollat e mesme profesionale mësojnë mbi 70 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve

Janevska: Në shkollat e mesme profesionale mësojnë mbi 70 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Pas një angazhimi intensiv dhjetëvjeçar të shtetit për të rikthyer cilësinë dhe vlerën e shkollave të mesme profesionale dhe për të riafirmuar sistemin informal të trajnimit, sot mund të themi se kemi një sistem modern dhe tërheqës të arsimit dhe trajnimit profesional, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Duke u drejtuar në ngjarje me rastin e përfundimit të projektit për rritjen e atraktivitetit, rëndësisë dhe gjithëpërfshirjes së arsimit profesional dhe arsimit të të rriturve, Janevska vlerësoi se vendi mund të mburret me shkolla të mesme profesionale të plota në të cilat më shumë se 70 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve mësojnë, si dhe me ambiente të pajisura mirë shkollore dhe me kurrikulë të reformuar me përfaqësim më të madh të trajnimit praktik, në kurriz të mësimdhënies teorike.

"Është krijuar një koncept i arsimit dual me përfshirje në mësim të mbi 550 kompanive, është zhvilluar sistemi i bursimit të nxënësve të cilët zgjedhin arsimin profesional me mbi 1.500 bursa në nivel vjetor, ndërsa janë formuar edhe tre qendra rajonale për arsim dhe trajnim profesional, dy në zhvillim dhe tre të reja që fillimisht do t'i vendosim në rajonet tjera të planifikimit", thekson ministrja.

Këto janë tha, rezultatet më të rëndësishme të realizuara nga projekti i mbështetur nga BE-ja.

Sipas Janevskës, edhe pse projekti përfundon, bashkëpunimi me ekspertët do të vazhdojë.

"Kemi ende obligime për të cilat presim ndihmë, si ato nga Plani për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku qartë është theksuar vlera e arsimit", theksoi Janevska.

Ajo kujtoi se legjislacioni që rregullon arsimin e mesëm dhe aftësimin profesional, si dhe arsimin e të rriturve, aktualisht është duke u përditësuar. Është e një rëndësie të madhe, duke nënvizuar, formulimin e kuadrit të ri ligjor nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës, ​​për realizueshmëri praktike dhe efektivitet të lartë.

Në ngjarje, përveç ekspertëve të projektit, morën pjesë edhe përfaqësues nga sektori arsimor.

Projekti është realizuar 36 muaj. sa/

Фото/видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR