• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni për falje pasdite në takim në villën Vodno

Komisioni për falje pasdite në takim në villën Vodno

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Pas reagimeve të ashpra në opinion rreth disa emrave që u gjetën në listën e të amnistuarve me rastin e festës "23 Tetori - Dita e luftës revolucionare maqedonase", presidentja Gordana Siljanovska - Davkova në villën "Vodno” sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Komisionit për falje.

Kryetari i Komisionit për falje, profesori universitar Metodija Kanevçev në një deklaratë për televizionin "Telma" tha se Komisioni për falje nga Ministria e Drejtësisë merr libër me të gjitha kërkesat për falje, për gjithë të dënuarit dhe të gjitha detajet pas së cilës jepet më pas propozim.

Комисијата за помилување од министерството за правда добива книга со сите молби за помилување, со сите осудени лица и за сите поединости, по што дава предлог, вели универзитетскиот професор М

Sipas Kanevçevit, rast kontestues është ai i Akif Ravmanoskit, propozim për falje që është bazuar në aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale Shkup e cila ka qenë me kusht, por më vonë është zëvendësuar me burg efektiv nga Gjykata e Apelit.

Propozimi ynë deri te presidentja, thekson Kanevçev, ka qenë që ai dënim efektiv të kushtëzohej sepse, siç thotë ai, "kur bëhet fjalë për falje, afati maksimal është tre vite dhe se “këtu bëhët fjalë për zëvendësimin të një sanksioni penal me një tjetër".

Kolegu i tij, profesori Gordan Kallajxhiev, anëtar i Komisionit për falje në deklaratën për Telma thotë se është i befasuar nga ashpërsia e sulmeve për faljet, të cilat siç shton, "personalisht i vlerëson se janë më shumë të natyrës politike".

"Por tani kjo nuk është çështja për ne sonte. Mendoj se do të jetë i dëmshëm në ligjin e ri, sepse prej kohësh është duke u përgatitur një ligj i ri, të futen ndryshime të caktuara në këtë drejtim. Me gjasë do të shqyrtohen sepse tashmë në disa raste sulmohen kryetarët për atë që kanë zgjedhur (për të falur). E para ky është një target i lehtë, sepse falen kriminelë sipas definicionit, nuk janë studentë dhe lehtë është të manipulohet me këtë fakt", ka thënë Kallajxhiev.

Kryetar i Komisionit për falje është dr. Metodija Kanevçev, ndërsa anëtarë janë prof. dr. Gordan Kallajxhiev, prof. dr. Arlinda Kadri Shahinoviq, dr. Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri.

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR