• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Ndryshimet kushtetuese të pranohen sa më shpejt, qëndrimi në vendnumëro i dobëson pozitat tona

Osmani: Ndryshimet kushtetuese të pranohen sa më shpejt, qëndrimi në vendnumëro i dobëson pozitat tona

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese duhet të pranohen sa më shpejt, sepse qëndrimi në vendnumëro vetëm se i dobëson pozitat tona në rrugën e eueointegrimeve, ka thënë ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani në një intervistë për Kanal 5 thotë se procesi duhet mbajtur gjallë dhe nevojiten ndryshime kushtetuese për fillim të negociatave dhe hapjen e kllasterit themelor.

"Për ne ishte e rëndësishme të mbyllen çështjet që janë bazë e pozicioneve tona si shtet, tendencat nga Bullgaria nuk ishin në favorin tonë. Bullgarët në Maqedoni janë bashkëqytetarë tanë, nuk janë qytetarë bullgarë, ndërsa suksesi i diplomacisë sonë ishte që Sofja të thoshte “as që kalojnë çështjet e historisë dhe identitetit – të paktën le të përfshihen bullgarët në kushtetutë” . Nuk po përpiqem të relativizoj kërkesat e këqija që ka Bullgaria, por qëndrimi në vendnumëro i dobëson pozicionet tona", ka deklaruar Osmani.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR