• e premte, 25 tetor 2024

Taravari: Duhet të ndërmerren maa të caktuara, është kryer mbikëqyrje mjekësore në mjekimin e foshnjes 14 muajshe

Taravari: Duhet të ndërmerren maa të caktuara, është kryer mbikëqyrje mjekësore në mjekimin e foshnjes 14 muajshe

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shlndetësisë, Arben Taravari sot përsëriti se është kryer mbikëqyrje mjekësore në mjekimin e foshnjes 14 muajshe, e cila ka vdekur më 5 tetor dhe se duhet të ndërmerren masa të caktuara.

"Si Ministri kemi dërguar deri te Oda mjekësore rekomandime për mmasa të caktuara që duhet të ndërmerren. Qëllimi ynë është që të konstatojmë se mbikëqyrje mund të bëjë kush të dojë, këtu është bërë mbikëqyrje profesionale. Nuk jam për dënim apo largim nga puna, megjithatë masa të caktuara mund të ndërmerren", thotë Taravari, duke shtuar se nuk është dëgjuar me drejtoreshën  Klinikës për Sëmundje të Mushkërive.

Vajza ka vdekur në Klinikën e fëmijëve pasi që paraprakisht është refuzuar për hospitalizim në këtë Klinike dhe prindërit e kanë dlrguar në spitalin "Kozle". Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë më 14 tetor e publikoi raportin  nga mbikëqyrja profesionale, në të cilin qëndron se në Klinikën e fëmijëve gjatë kontrollit të dytë të kryer më 3 tetor është kryer mbikëqyrje në vlerësimin për nevojën e hospitalizimit të fëmijës, ndërsa në "Kozle" është konstatuar vlerësim joadekuat dhe jo në kohë për peshën e vështirësive respiratore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR