• e enjte, 24 tetor 2024

Filloi takimi i komisionit të përzier historik, i pari me përbërjen e re të ekipit maqedonas

Filloi takimi i komisionit të përzier historik, i pari me përbërjen e re të ekipit maqedonas

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Filloi takimi i Komisionit të përbashkët për çëshje historike dhe arsimore mes Maqeodnisë së Veriut dhe Bullgarisë, sot në Shkup. Ky është takimi i parë i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare.

Para fillimit të takimit, kryetari i pjesë bullgare të Komisionit, Angell Dimitrov në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet e tij nga takimi deklaroi se nuk mund të thuhet asgjë para se ai të ndodh.

"Nuk i njoh kolegëz e rinj të Komisionit. Kryetarin e njohim, por kjo nuk mjafton, Komisioni është i përbërë nga shtatë persona", tha Dimitrov.

Takimi i fundi i komisionit të përzier për çështje historike është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti u anulua me kërkesë të palës maqedonase.

Theksoi se paraprakisht shpesh herë ka thënë se nuk pajtohet me konceptin e punës së Komisionit të kaluar, dhe theksoi se do të punojnë "të shkarkuar nga çfarëdo qoftë ndikime politike", për shkak se, siç tha komisioni duhet të punojë në një atmosferë të këtillë që të diskutojë.

Përbërje e re e ekipit maqedonas nga komisioni i përbashkët është zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator. Kryetari i i ri i ekipit të RMV-së në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgjiev, profesor i Fakultetit Filozofik në Shkup, ndërsa krahas Mitko Panovit, anëtarë të Komisionit janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Llorovski. Kryetari Vanço Gjorgjiev ka qenë anëtar i Komisionit, por u largua në vitin 2021. Vendimi për t'u tërhequr nga Komisioni, siç deklaroi në atë kohë, ishte për shkak se ai përballej me presione politike në punën e tij.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR