• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjendet një granatë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit

Gjendet një granatë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit sot është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Në SPB Shkup, sot në orën 14:30, personi me inicialet A.SH. (47) nga fshati Bojanë ka raportuar se në arën e tij në fshatin Bojanë, të Shkupit është gjetur një gjësend i hekurt që i përngjan mjetit shpërthyes.

"Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personeli piroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka konstatuar se bëhet fjalë për predhë artilerike të kalibrit 75 mm, e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore ku është shmangur në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme", informojnë nga MPB-ja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR