• e premte, 25 tetor 2024

Takim Gashi - Forslund në Samitin e Rigës

Takim Gashi - Forslund në Samitin e Rigës

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në kuadër të Samitit të tretë parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë në Rigë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi realizoi takim bilateral me nënkryetarin e parlamentit të Suedisë, Kenet Forslund.

Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi, Gashi ka falënderuar për mbështetjen rreth qëllimit tonë strategjik - anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe në këtë kontekst shprehu mirënjohjen e tij për Mbretërinë e Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë përmes projekteve të shumta zhvillimore në shumë sfera.

Nënkryetari Forslund e përshëndeti themelimin e Grupit të bashkëpunimit si ekuivalent i Grupit të parlamentit suedez, veçanërisht vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin demokratik ndërmjet dy parlamenteve dhe u shpreh i bindur se të dy grupet e bashkëpunimit do të jenë bazë e mirë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëmbimeve parlamentare në të gjitha nivelet.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe Rregullores së re të Kuvendit dhe u pajtuan se Kuvendi është shtyllë e shoqërisë demokratike dhe faktor vendimtar në procesin e anëtarësimit, prandaj është thelbësore të vazhdohet me zbatimin intensiv të të gjitha aktiviteteve për evropianizimin e vendit dhe afrimin e tij drejt Bashkimit Evropian. rq/

Foto: Kuvendi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR