• e hënë, 08 korrik 2024

Fon der Lajen paralajmëroi një miliard euro ndihmë nga BE-ja për Libanin

Fon der Lajen paralajmëroi një miliard euro ndihmë nga BE-ja për Libanin

Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Libani dhe populli i tij mund të llogarisin në mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe kam kënaqësinë të njoftoj një paketë prej një miliard eurosh ndihme për vendin për periudhën nga 2024 deri në 2027, deklaroi sot kryetraja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila nën shoqërinë e presidenti qipriot Nikos Kristodulides qëndron në Bejrut.

Shefja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen, ka njoftuar për një miliard dollarë ndihmë për Libanin, gjatë vizitës së saj në këtë shtet që është duke kaluar nëpër një krizë ekonomike, e cila është përkeqësuar nga kriza e emigrantëve dhe kërcënimi për një luftë me Izraelin.

“Ju njoftoj për paketën financiare prej 1 miliard dollarësh për Libanin, i cili do të ndahet nga ky vit deri në vitin 2024”, deklaroi ajo, duke shtuar se “ne dëshirojmë të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik të Libanit”.

Kryetarja e KE-së deklaroi se ndihma është dizajnuar që të forcojë shërbimet bazike, sikurse arsimi dhe shëndetësia.

Ajo i bëri thirrje shtetit që të miratojë reforma, duke theksuar se “Libani ka nevojë për një momentum pozitiv ekonomik, që do të krijonte mundësi për bizneset dhe qytetarët”.

Fon der Lajen tha se BE-ja është e përkushtuar që të ruajë “rrugët e hapura ligjore për në Evropë” dhe për të zhvendosur refugjatët në bllok. Por, ajo shtoi se “në të njëjtën kohë, ne llogarisim në bashkëpunimin tuaj të mirë për të parandaluar emigrimin ilegal dhe për të luftuar kontrabandën me emigrantë”.

Libani përballet me një krizë të gjatë financiare. Por, shteti për pothuajse shtatë muaj po përballet me përleshje në kufi mes grupit Hezbollah dhe Izraelit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR