• e diel, 06 tetor 2024

Makron refuzoi t’i drejtohet kombit pas rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare

Makron refuzoi t’i drejtohet kombit pas rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare

Paris, 8 korrik 2024 (MIA) - Lideri i Francës Emanuel Makron nuk do të flasë para kombit pas shpalljes së rezultateve të para të rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, transmeton "Figaro" duke iu referuar pallatit të Eliseut.

Është vërejtur se fjalimi i presidentit nuk është i planifikuar. Për momentin Makron i shqyrton rezultatet nga zgjedhjet parlamentare siç janë publikuar në njësi, thuhet në artikullin e gazetës.

Makron më herët deklaroi se rezultatet paraprake nga zgjedhjet parlamentare në Francë nuk tregojnë se "kush do të qeverisë".

Lideri i koalicionit të krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor, Zhan-Luk Melanshon i cili udhëheq zgjedhjet parlamentare në Francë, mbrëmë vonë deklaroi se koalicioni do të insistojë në njohjen e një Palestine të pavarur. Në një fjalim para mbështetësve, Melanshon theksoi se ekziston mundësia që të jetë më i vështirë zbatimi i programit të politikës së jashtme të koalicionit të tij, për të cilin do të diskutohet nga kryeministri i ri dhe presidenti Emanuel Makron.

Përleshje me forcat e rendit dhe akte vandalizmi janë paraqitur në Paris, Lion, Nant dhe Ren gjatë natës pas rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, publikoi Zhurnal di dimansh. Zjarret u ndezën në kryeqytetin francez, ndërsa policët u vunë në shënjestër të mjeteve piroteknike në sheshin e Republikës, publikoi "Figaro". Policia u përlesh me një grup personash të maskuar me kapela "të cilët në mënyrë dëshpëruese bënin përpjekje të provokonin organet e rendit", shtoi gazeta.

"Ata duhet patjetër të pajtohen me faktin se ata e njohin Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai ndërsa turma brohoriti Liri për Palestinën", transmeton Politiko.

Më herët në atë zonë u zhvillua një tubim i mbështetësve të majtë të "Frontit të Ri popullor" i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë. Në Nant, protestuesit hodhën shishe dhe bomba ndaj policisë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Një polic është lënduar. Prefektura e Renes publikoi 31 arrestime për akte për vandalizëm. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR