• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg: Nëse Putini fiton në Ukrainë, kjo do ta inkurajojë edhe liderin kinez

Stoltenberg: Nëse Putini fiton në Ukrainë, kjo do ta inkurajojë edhe liderin kinez

Bruksel, 8 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se lufta në Ukrainë tregon se sa ngushtë bashkëpunojnë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. 

Ai theksoi se Kina dukshëm e ndihmon agresionin rus në Ukrainë. "Të gjithë ata duan që NATO dhe SHBA të përjetojnë humbje në Ukrainë. Nëse Putini fiton në Ukrainë, kjo jo vetëm që do ta inkurajojë presidentin Putin, por edhe presidentin Si (Xhinping). Siç tha kryeministri japonez: Ajo që po ndodh në Ukrainë sot mund të ndodhë nesër në Azi", potencoi Stoltenberg. 

Ai theksoi se prania e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet prej 9 deri më 11 korrik në Uashington, tregon se bota po bëhet gjithjë e më komplekse, transmeton Politiko.

Ne sjellim vendime të rëndësishme për rritjen e mbështetjes për Ukrainën, ndërsa NATO do ta ndërmarrë sigurimin dhe koordinimin e ndihmës për Ukrainën, theksoi Stoltenberg. Ai theksoi se nuk është i shqetësuar nga vizita e fundit e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë, ku u takua me Putinin si pjesë e "misionit paqësor". "Për mua është me rëndësi që të gjithë aleatët të pajtohen se duhet të bëjmë më shumë për Ukrainën", tha Stoltenberg, duke theksuar se Aleanca nuk do të mbështesë paqe që do të lejojë vazhimin e okupimit të territorit ukrainas nga ana e forcave ruse. 

Samiti i ardhshëm do të jetë i fundit nën udhëheqjen e Stoltenbergut, i cili në vjeshtë do të trashëgohet nga ish kryeministri i Holandës Mark Rute. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR