• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rezultatet fillestare: Disfatë e Le Penit në zgjedhjet në Francë

Rezultatet fillestare: Disfatë e Le Penit në zgjedhjet në Francë

Paris, 8 korrik 2024 (MIA) – Sipas anketës së IFOP pas mbylljes së qendrave të votimit në Francë, në vendin e parë është koalicioni i majtë Fronti i ri popullor i cili mund të fitojë nga 180 deri në 215 vende në parlament.

Koalicioni centrist i udhëhequr nga presidenti Emanuel Makron mund të marrë nga 150 deri në 180 vende.

Koalicioni i ekstremit të djathtë të Marin Le Penit është në vendin e fundit me pritshmëri prej 120-150 vendesh, gjithnjë sipas anketës së IFOP.

Sipas Bi-Bi-Si-së të gjitha kanalet kryesore televizive projektojnë fitore të aleancës së krahut të majtë, jo të Asamblesë kombëtare të Marin Le Penit dhe Xhordan Bardellës.

Të njëjtat rezultate i publikoi edhe Televizioni shtetëror francez.

Foto: Skrinshot BBC

QËNDRONI TË LIDHUR