• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Starmer bisedoi me Abasin dhe Netanjahun

Starmer bisedoi me Abasin dhe Netanjahun

Londër, 7 korrik 2024 (MIA) - Njohja e shtetit palestinez si pjesë e procesit paqesor në Lindjen e Afërt është "e drejtë e pakontestuar", i tha kryeministri i ri britanik Kir Starmer presidentit palestinez, Mahmud Abas.

Lideri i laburistëve, i cili bindshëm fitoi në zgjedhjet në Britaninë e Madhe, bisedoi me Abasin për vuajtjet dhe humbjen tragjike të jetëve, që po vazhdon ende në Rripin e Gazës.

Stremer bisedoi edhe me kolegun izraelit, Benjamin Netanjahu, duke e theksuar nevojën "e qartë dhe urgjente" për armëpushim dhe kthimin e pengjëve, të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor.

Kryeministri britanik tha se është me rëndësi të sigurohen kushte afatgjata për zgjidhje me dy shtete, e cila, sipas tij, përfshin edhe sigurimin e mjeteve për administratën palestineze për të pasur resurse finanoiare me qëllim që të punohet në mënyrë efektive, njoftoi "Tajms of Izrael".

Dy kryeministrat kanë biseduar edhe për "sigurinë rajonale në Lindjen e Afërt".

Në manifestin zgjedhor, laburistët premtuan se do ta njohin shtetësinë palestineze si pjesë të procesit që duhet të rezultojë me zgjidhje me dy shtete. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR