• e shtunë, 04 janar 2025

Finlanda nga Malta e ndërmerr kryesimin njëvjeçar me OSBE-në

Finlanda nga Malta e ndërmerr kryesimin njëvjeçar me OSBE-në

Helsinki, 1 janar 2025 (MIA) - Finlanda sot nga Malta e ndërmerr kryesimin njëvjeçar me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa shefja e diplomacisë Elina Valtonen do të jetë kryesuese.

Valtonen paralajmëroi se Finlanda gjatë kryesimit do t'i theksojë parimet dhe obligimet e OSBE-së.

"Edhe pse Rusia në mënyrë flagrante i shkel, ato janë ende në fuqi dhe paraqrsin bazë për rendin evropian të sigurisë", tha Valtonen.

Ajo theksoi se përkrahja për Ukrainën do të bëhet në qendër të kryesimit finlandez në të gjitha dimensionet, ndërsa temë kryesore do të jetë qëndrueshmëria e vendeve anëtare dhe vet OSBE-së.

Finlanda do t'i trajtojë çështjet siç është siguria kibernetike, liria e mediave dhe edukimi mediatik, përkrahja për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe siguria klimatike, të cilat janë pjesë përbërëse e një shoqërie të rezistueshme.

Gjatë vitit, Finlanda do të përqëndrohet edhe në barazinë gjinore, duke përfshirë edhe përforcimin e angazhimit të shoqërisë civile, posaçërisht të të rinjve dhe personave me invaliditet.

Në sferën e çështjeve politike-ushtarake, Finlanda do të kryesojë edhe me Forumin për bashkëpunim të sigurisë në tremujorin e fundit të vitit 2025.

OSBE, selia e së cilës është në Vjenë, u themelua në vitin 1973 dhe është organizata më e madhe ndërqeveritare e sigurisë në botë me 57 vende anëtare dhe 11 vende partnere. bsh/

Foto: OSBE

QËNDRONI TË LIDHUR