• e mërkurë, 02 tetor 2024

Erdogani: Turqia do të mbështesë Libanin me të gjitha mjetet e saj kundër sulmit të Izraelit

Erdogani: Turqia do të mbështesë Libanin me të gjitha mjetet e saj kundër sulmit të Izraelit

 Ankara, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia do të qëndrojë në anën  e Libanit dhe do ta mbështesë vendin me të gjitha mjetet e saj, pasi Izraeli ka kryer sulme ndaj Libanit.

"Kurrë nuk do t'i lëmë vëllezërit tanë libanezë në këto ditë të vështira dhe do t'i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona", tha Erdogani.

 Erdogani javën e kaluar i dënoi sulmet e fundit të Izraelit në Liban, duke i quajtur ato një politikë izraelite të "gjenocidit, okupimit dhe pushtimit", ndërsa i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera që të ndalojnë shtetin hebre.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR