• e enjte, 26 dhjetor 2024

Haris: Irani është një forcë e rrezikshme dhe destabilizuese e Lindjes së Afërt

Haris: Irani është një forcë e rrezikshme dhe destabilizuese e Lindjes së Afërt

Uashington, 2 tetor 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane dhe kandidatja demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Kamala Haris, deklaroi se Irani është një forcë "e rrezikshme" dhe "destabilizuese" e Lindjes së Afërt dhe se Uashingtoni është i përkushtuar në sigurinë e Izraelit. 

"Jam e qartë se Irani është një forcë destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Afërt", tha Haris. 

Ajo theksoi se "do të sigurojë që Izraeli të ketë gjithmonë aftësinë për t'u mbrojtur nga Irani dhe milicitë terroriste të mbështetura nga Irani".

Garda revolucionare e Iranit mbrëmë gjuajti më shumë se 100 raketa kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së fundit të liderit politik të Hamasit, Ismail Hanieh, liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah dhe Zëvendës-komandantit operativ të Gardës Revolucionare të Iranit, Abas Nilforushan. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR