• e premte, 08 nëntor 2024

Makron dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Makron dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Paris, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se dënon fuqishëm sulmet e reja të Iranit ndaj Izraelit, duke shtuar se si shenjë të përkushtimit të tij për sigurinë e Izraelit, mobilizoi burimet ushtarake në Lindjen e Afërt.

"Makron ka përsëritur kërkesën e Francës, Hezbollah të ndërpres aksionet e tij kundër Izraelit dhe popullit të tij", thuhet në kumtesën e presidencës franceze.

Presidenti francez, gjithashtu, dëshiron rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit në përputhje të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shtohet në kumtesë.

Garda Revolucionare e Iranit mbrëmë publikoi se kanë gjuajtur më shumë se 100 raketa drejt Izraelit në përgjigje të vrasjes së fundit të liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije, liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah dhe zëvendës komandantit operativ të Gardës Revolucionare të Iranit, Abas Nilforoushan.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pas sulmit raketor iranian, deklaroi se Irani bëri "gabim të madh" mbrëmë dhe "do të paguajë për atë". Irani mëngjesin e sotëm publikoi se sulmi i tij raketor ndaj Izraelit përfundoi pa provokime të mëtutjeshme, ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja premtuan se do të përgjigjen kundër sulmeve të Teheranit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR