• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pezeshkijan: Sulmi me raketa është përgjigje vendimtare ndaj agresionit izraelit

Pezeshkijan: Sulmi me raketa është përgjigje vendimtare ndaj agresionit izraelit

Teheran, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan përshëndeti mbrëmë përgjigjen "vendimtare" kundër agresionit të Izraelit, pas sulmit me raketa ndaj Tel Avivit, si përgjigje të vrasjes së udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut.

"Në përputhje me të drejtat legjitime dhe me qëllim për të vendosur paqe dhe siguri në Iran dhe në rajon, iu dha një përgjigje vendimtare agresionit të regjimit sionist", shkroi Pezeshkijan në X dhe bëri thirrje të mos fillohet konflikt me Iranin.

Garda Revolucionare e Iranit, armata ideologjike e Iranit, kumtoi se sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte përgjigje për vrasjet e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Sipas kumtesës, Izraeli u sulmua si përgjigje të vrasjes së Ismail Hanias dhe Hasan Nasrallahut, si dhe të Abas Nilforushanit, ndihmës lideri i Gardës Revolucionare, i cili u vra në sulmin ndaj liderit të Hezbollahut, Nasrallah. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR