• e enjte, 03 tetor 2024

Arakçi: Në rast hakmarrjeje nuk do të gjuajmë vetëm Izraelin

Arakçi: Në rast hakmarrjeje nuk do të gjuajmë vetëm Izraelin

Teheran, 2 tetor 2024 (MIA) - Irani sot në mëngjes kumtoi se e ka përfunduar sulmit me raketa ndaj Izraelit, që është sulmi më i madh ushtarak ndonjëherë ndaj shtetit hebre, por vetëm nëse nuk ka provokime të mëtejshme.

Izraeli dhe SHBA-ja premtuan do t'i përgjigjen Teheranit, duke e rritur frikën për një konflikt më të gjerë.

Irani e përshkroi sulmin e djeshëm ndaj izraelit si mbrojtës dhe kishte për qëllim vetëm objektet e tij ushtarake. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane publikoi se objektivat e sulmit ishin tre baza ushtarake izraelite. Teherani kumtoi se sulmi i tij ishte në përgjigje të vrasjeve izraelite të liderëve militantë dhe agresionit në Liban kundër Hezbollahut dhe në Gazë.

Aksoni ynë ka përfunduar nëse regjimi izraelit nuk vendos të hakmerret më tej. Në atë skenar, përgjigja jonë do të jetë më e fortë dhe më e fortë”, theksoi sot në mëngjes ministri iranian i Punëve të Jashtme,  Abas Arakçi në një publikim në X.

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga Kombet e Bashkuara, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhduan edhe sot. Izraeli rinovoi bombardimet e tij në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, me të paktën dhjetëra ajrore që synonin, siç i quajti objektiva të grupit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Earlier this evening, we exercised self-defense under Article 51 of the UN Charter, targeting solely military & security sites in charge of genocide in #Gaza and #Lebanon.


We did so after exercising tremendous restraint for almost two months, to give space for a ceasefire in… pic.twitter.com/SJJrAhxIdN

— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) October 1, 2024

QËNDRONI TË LIDHUR