• e mërkurë, 13 nëntor 2024

En-Bi-Si Njuz: Drejtori i FBI-së po përgatitet të ndërrohet në administratën e re të Trampit

En-Bi-Si Njuz: Drejtori i FBI-së po përgatitet të ndërrohet në administratën e re të Trampit

Uashington, 12 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i FBI-së, Kristofer Rej dhe ekipi i presidentit të sapozgjedhur, Donald Tramp po përgatiten për mundësitë që dikush nga Partia Republikane ta zëvendësojë Vrejn në administratën e re, deklaruan tre burime anonime për En-Bi-Si Njuz. 

Sipas dy burimeve tjera, ekziston mundësia që punën e Rejt ta ndërmarrë Kesh Patel i cili gjithashtu është opsion për shef të CIA-s.

Rej i cili ishte emëruar nga Trampi në vitin 2017 për një mandat dhjetë vjeçarë, ka për qëllim të shërbejë deri në fund të mandatit, por bëhet gati edhe për mundësinë të ndërrohet, shton burimi. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR