• e enjte, 03 tetor 2024

Dy persona humbën jetën në një sulm ajror izraelit në Damask

Dy persona humbën jetën në një sulm ajror izraelit në Damask

 Londër, 2 tetor 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit të kryer sot mbi Damask humbën jetën dy persona, në sulmin e dytë brenda dy ditëve në lagjen në të cilën ndidhen shtabet e sigurisë dhe ambasadat.

"Sulmi ajror izraelit ishte drejtuar ndaj një ndërtese banimi në lagjen Mazeh, ku vijnë liderët e Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare iraniane. Të paktën dy persona u vranë", bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR