• e enjte, 11 korrik 2024

Durmishi - Duxhak: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e sipërmarrësisë dhe tregun e punës

Durmishi - Duxhak: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e sipërmarrësisë dhe tregun e punës

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Eionomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me koordinaoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Duxhak informoi për aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e tyre me ministrinë, sidomos në lidhje me implementimin e Axhendës 2030 dhe qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ).

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Duxhak i kushtoi vëmendje të veçantë aktiviteteve në fushën e sipërmarrjes, punësimit me fokus grupet vulnerabël, klimës së favorshme të biznesit dhe dialogut ekonomiko-social, ndërsa shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës në vitet e ardhshme.

Siç theksoi ministri Durmishi, ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacione dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së koordinatorit të përhershëm të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, agjencive të KB-së dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Ai shprehu mirënjohjen për agjencitë e KB-së në vend për aktivitetet që kryejnë në fushën e tregut të punës, mbështetjen e sipërmarrjes, punësimit, zhvillimit të balancuar dhe rajonal, qeverisjes së mirë, përfshirjes sociale, mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me Zyrën e koordinatorit të përhershëm të KB-së dhe me agjencitë e KB-së në vend duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet, por edhe të sigurohet koordinimi dhe bashkëpunimi ndërsektorial për çështjet komplekse në tregun e punës. mb/

Foto: MInistria e Ekonomisë

QËNDRONI TË LIDHUR