• e enjte, 26 dhjetor 2024

DMSH: Po merren masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtjen nga përmbytjet

DMSH: Po merren masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtjen nga përmbytjet

 Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e organizuar me subjektet nga sistemi për mbrojtje dhe shpëtim ndërmori masa dhe aktivitete pë veprime parandaluese për mbrojtjen nga përmbytjet. Për këtë qëllim janë nxjerrë konkluzione, përfshirë bashkëpunim në kohë dhe të vazhdueshëm për gjendjen e rrjedhave ujore, detyrimet që rrjedhin nga ligji për mbrojtje dhe shpëtim dhe dekretin për zbatimin e masës së mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet.

 Siç informojnë nga Drejtoria, në atë drejtim tashmë është mbajtur Takim koordinues me institucionet kompetente për parandalimin e përmbytjeve të mundshme në ambientet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me iniciativë të drejtorit Xhevat Selami me drejtorin e SH.A. Ekonomia e Ujërave, Filip Filipovski, drejtorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski dhe përfaqësues të institucioneve. 

 "Nga takimi dolën konkluzione konkrete për bashkëpunim në kohë dhe të vazhdueshëm për situatën me rrjedhat ujore, detyrimet që rrjedhin nga ligji për mbrojtje dhe shpëtim dhe dekretin për zbatimin e masës së mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet. Fillimisht në një aktivitet të përbashkët ekipor, në përputhje me planet operative do të vizitohen të gjitha pikat kritike në të gjithë vendin dhe do të bëhet njohja e situatës në terren ku deri më tani janë evidentuar dukuri të mundshme të përmbytjeve.

 Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i ngarkoi të gjitha drejtoritë rajonale për mbrojtje dhe shpëtim në DMSH që të realizojnë takime koordinuese me të gjitha subjektet në nivel vendor, ku do të dakordohen dhe ndërmerren me saktësi aktivitetet për sezonin në vijim, thuhet në njoftimin e sotëm.

 Aktiviteti i radhës i Fushatës nën moton "Parandalimi dhe gatishmëria ndaj rrezikut PËRMBYTJE". Të punësuarit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga 18 shtatori kanë filluar me aktivitet të organizuar parandaluese ​​në rajonet kritike ku kanë ndodhur përmbytje në periudhën e kaluar, përmes zbatimit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga kërcënimet nga përmbytjet duke i mësuar stafit mësimdhënës dhe kategorisë më të cenueshme – fëmijëve në shkollat ​​fillore.

 Me qasje jashtëzakonisht serioze, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim organizon aktivitet të koordinuar për zbulimin në terren dhe konstatimin e gjendjes aktuale të shtretërve të lumenjve dhe përcaktimin e pikave kritike me subjektet e prekura me segmentin më të rëndësishëm të sistemit për mbrojtje dhe shpëtim dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe ujësjellësat në zonën e veprimit të tij.

 Nga DMSH-ja informojnë se në këtë drejtim sot mbahet mbledhja e parë me kryetarin e BNJVL-së Orce Gjorgjievksi me qëllim ndërmarrjen e një aktiviteti përgatitor parandalues ​​për mbrojtjen nga përmbytjet në të gjithë territorin e shtetit. qa/

Foto: DMSH

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR