• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat në Gjykatën Supreme nëse shteti është përgjegjës që qytetarët e Maqedonisë thithin ajër të ndotur

Debat në Gjykatën Supreme nëse shteti është përgjegjës që qytetarët e Maqedonisë thithin ajër të ndotur

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në një seancë të përgjithshmer diskutoi për atë nëse shteti është përgjegjës që qytetarët e Maqedonisë me vite të tëra thithin ajër të ndotur. Gjykatësit Suprem diskutuan për konfirmimin e qëndrimit parimor dhe mendimit parimor juridik, të dorëzuar nga Shoqata e avokatëve "Goxho, Kiçeec dhe Novakovski", përkatësisht sa siguron shteti kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm, sipas detyrave ligjore të konfirmuara dhe kompetencave në fushën e mjedisit jetësor.

E drejta e një mjedisi jetësor të shëndetshëm është garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nenin 43 "Çdo njeri ka të drejtë për një mjedis jetësor të shëndetshëm". Secili është i obliguar ta përparojë dhe mbrojë mjedisin jetësor dhe natyrën. Republika siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis jetësor të shëndetshëm.

Kjo vjen pasi dy qytetarë të Maqedonisë dorëzuar padi te Gjykata Administrative për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, ku theksojnë se thithin ajër jashtëzakonisht të ndotur dhe kërkojnë nga shteti të miratojë një plan strategjik të veprimit për mbrojtje. 

Siç theksoi gjyqtari raportues Xhemali Saiti, Gjykata Supreme ka vendosur tri herë për rastin konkret. Ai ka sqaruar se Gjykata Administrative fillimisht i ka refuzuar paditë me arsyetimin se nuk ka qenë kompetente, më pas Gjykata Supreme si autoriteti më i lartë gjyqësor i ka anuluar duke treguar se në fakt është kompetente Gjykata Administrative, por Gjykata Administrative sërish i ka refuzuar me arsyetimin se një individ nuk mund të gjykojë për të mirën kolektive. Gjykata Supreme sërish ia ka kthyer lëndën Gjykatës Administrative, por i njëjti vendim është marrë për arsye të tjera, pas së cilës me vendimin e tretë Gjykata Supreme ka pranuar qëndrimin e Gjykatës Administrative.

Saiti thotë se paditë përfshijnë disa organe shtetërore për mosveprim, sepse pretendojnë se mosveprimi i shtetit ka dëmtuar të drejtat e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

Kryetarja e Këshillit Suprem, Besa Ademi, theksoi se çështjet e mbrojtjes së mjedisit të shëndetshëm duhet të shikohen nga këndvështrimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sipas së cilës të drejtat për mbrojtjen e mjedisit janë të njohura si të drejta qytetare. Ajo vuri në dukje një vendim të fundit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), i miratuar në prill të këtij viti, i cili i referohet mbrojtjes së klimës si një e drejtë e njeriut, ku disa qytetarë zviceranë u paraqitën si kërkues individualë para GJEDNJ me të njëjtën përmbajtje si dy kërkuesit e Maqedonisë para Gjykatës Administrative.

Rasti i GJEDNJ-së mund të jetë udhërrëfyes për seancat e ardhshme, tha gjykatësja Mirjana Lazarova Trajkovska, sepse, thotë ajo, shtron pyetjen se çfarë ndodh në situatat kur ligjet janë të padefinuara dhe nëse gjykatat duhet të heshtin.

Pas propozimit të Ademit, u votua që të ftohet profesori Borçe Davitkovski, si ekspert i fushës, për të marrë pjesë në seancat e ardhshme të përgjithshme të Gjykatës Supreme. Ajo theksoi se Gjykata Supreme do të nisë një proces për ndryshime procedurale për promovimin e parimit të publicitetit dhe hapjes së Seancave të Përgjithshme ndaj publikut, veçanërisht për çështjet me interes publik dhe theksoi se çështja që ishte objekt diskutimi i sotëm është nga interesi i lartë publik.

"Gjykata Supreme do të nisë një proces për ndryshime procedurale për të promovuar parimin e publicitetit dhe hapjes së seancave të përgjithshme ndaj publikut, veçanërisht për çështjet me interes publik. Çështja që është objekt i debatit dhe diskutimit të sotëm është gjithashtu një çështje me interes të lartë publik. Gjykata Supreme është e gatshme të debatojë dhe të vendosë për një çështje që është me rëndësi thelbësore dhe të madhe për qytetarët dhe për mbrojtjen e të drejtës së tyre për mjedis të shëndetshëm", theksoi Ademi. sa/

Општа седница на Врховен суд на Република Северна Македонија

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR