• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bytyqi: Me vendimin për taksat do të përfshihen automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë më shumë CO2

Bytyqi: Me vendimin për taksat do të përfshihen automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë më shumë CO2

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit në ajër do të kenë normë më të lartë tatimi, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Propozim-vendimi duhet të shqyrtohet në seancën e ardhshme të qeverisë të martën.

"Nuk ka rritje të taksave për automjetet nëse e shihni vendimin e fundit që duhet të merret nga Qeveria të martën. Po flasim për tatimin e automjeteve luksoze. Tatim do të ketë edhe për ato automjete që emetojnë një përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit. Pra, nuk po flasim për një rritje që do të mbulojë një kategori më të madhe të qytetarëve, tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panel-diskutimit “Jetë dinjitoze apo mbijetesë?”.

Bytyqi mohoi se ndarja e Buxhetit po bëhet për shkak se nuk ka para për pakon e nëntë të masave kundër korrupsionit. Në përgjigje të pyetjes së gazetarit, Bytyqi theksoi se zakonisht ndarja e mjeteve në Buxhet bëhet çdo dhjetor. Për pakon e masave kundër krizës, ai tha se do të shpallet së shpejti.

"Mendoj se tashmë është në përfundim sepse do të kërkohen zgjidhje të caktuara ligjore që do të duhet të hyjnë në Kuvend", tha Bytyqi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR