• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

Benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysëm deri një denar, ndërsa çmimi i dizelit zvogëlohet për gjysëm denari për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlim i çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,04 për qind në krahasim me llogarinë paraprake.

Çmimi në pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për gjysëm denari për një litër dhe do të jetë 75 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denar dhe do të shitet për 77,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE-së nuk ndryshohet çmimi me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (El-1) dhe mbetet 68 denarë për një litër, ndërsa çmimi i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,590 denarë për një kilogram dhe do të shitet nga 40,755 denarë.

Nga KRRE thonë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për 2,721 për qind dhe tek ekstra vaji i lehtë për 0,706 për qind, ndërsa tek dizeli ka zvogëlim për 0,522, ndërsa tek mazuti për 1,881 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake është më i ulët për 0,1162 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR