• e martë, 02 korrik 2024

Belgjika e ka kyçyr alarmin kundër "involvimit rus"

Belgjika e ka kyçyr alarmin kundër

Bruksel, 13 prill 2024 (MIA) - Në më pak se dy muaj para zgjedhjeve evropiane, por edhe federale dhe rajonale, Belgjika e ka kyçyr alarmin për prani të rrjeteve proruse në territorin e saj, për të cilat pohon se tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor në vend, duke filluar hetim për tentime për involvim dhe ndikim rus.

Belgjika është përmendur mes grupit të vendeve, ku "politikanë simpatikë" kanë marrë mjete nga Rusia me qëllim që në opinion të japin deklarata dhe komente afirmative për Moskën. Sipas mediumet çek "Denik N", ueb portrali "Zëri i Evropës", i regjistruar në Pragë dhe i financuar nga Moska për përhapjen e propagandës, u ka paguar para 16 politikanëve belg, gjermanë, polakë, hungarez, francezë dhe holandezë, me qëllim që të sigurohet në Parlamentin Evropian të ketë numër sa më të madh të deputetëve prorusë.

Mes politikanëve, të cilët kanë marrë para nga Rusia, "Denik N", por edhe revista gjermane "Shpigel" i kanë përmendur kandidatët për eurdeputetë të partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), Peter Briston dhe Maksimilian Krah, por ata i mohuan pohimet e tilla.

Emrat e të dyshuarve tjerë nuk përmenden, por supozohet se bëhet fjalë për politikanë nga radhët e partive të djathta ekstreme, të cilët në parim llogariten si simpatizantë të Rusisë. Në mënyrë shtesë, në të gjitha vendet e përmendura ka parti të djathta ektreme me ndikim, të cilat priten të fitojnë disa dhjetëra mandate në Europarlament.

Rastin e konfirmoi edhe vet kryeministri belg, Aleksandar de Kro, duke theksuar se në interes të procedurës nuk mund të kumtojë hollësira për rastin, si dhe për atë sa "eurodeputetë janë nën hetim". 

Според него ЕУ треба да и понуди на Украина приближување кон ЕУ, со учество во демократскиот систем и внатрешниот пазар, и да им се овозможи да учествуваат во некои од институциите на ЕУ. Тој

"Sipas shërbimeve tona të intelegjencës, qëllimet e Moskës janë të qarta. Ajo dëshiron të ndihmojë të zgjedhen sa më shumë kandidatë prorusë në Parlamentin Evropian dhe të përforcohet narativi prorus në atë institucion", deklaroi De Kro.

Ai shtoi se hetimi ka konfirmuar se Moska "u është afruar" anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe u ka paguar për ta promovuar agjendën ruse në BE.

"Nuk mund të lejojmë lloj të tillë të kërcënimit rus në rrethinën tonë", tha De Kro, duke shtuar se Belgjika si vend ku gjenden selitë e institucioneve të BE-së, ka përgjegjësi të sigurojë votim të lirë dhe të sigurtë në zgjedhjet evropiane.

Sipas De Kro, pagesat për politikanët evropianë në para të gatshme nuk janë bërë në Belgjikë, por involvimi ka ndodhur në territorin e saj, prej këtu ndjekja penale do të jetë lëndë e organeve belge të gjyqësisë.

"Megjithatë, duhet të veprojmë në nivel të BE-së. Na duhen më shumë vegla për luftë kundër propagandës dhe dezinformatave ruse", tha De Kro, vendi i të cili është kryesues aktual me Unionin. 

Седум партии, речиси 500 денови по парламентарните избори, утрово се согласија за формирање на владата на Белегија, која ќе се фокусира на справување со пандемијата на коронавирусот и економс

Nga Parlamenti Evropian konfirmuan se me kujdes të madh janë duke i ndjekur akuzat e tilla, duke përkujtuar se edhe paraprakisht kanë bërë vërejtje për tentime të aktorëve me qëllime të këqija që të ndikojnë në procesin e vendosjes në BE në prag të zgjedhjeve në qershor. 

Ky është skandal i ri në Parlamentin Evropian, pas aferës "Katargejt" prej para një viti, në kuadër të të cilit disa eurodeputetë aktualë dhe të mëparshëm janë akuzuar për marrjen e rryshfetit më qëllim që t'i promovojnë interesat e Katarit dhe Marokut. Të dy shtetet i kanë hedhur posht akuzat e tilla, por kundër deputetëve të involvuar, është ngritur hetim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR