• e hënë, 12 gusht 2024

Bajden: Tramp është realitet i rrezikshëm për sigurinë e Amerikës

Bajden: Tramp është realitet i rrezikshëm për sigurinë e Amerikës

Uashington, 12 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në një intervistë të publikuar dje deklaroi se paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, kandidati republikan presidencial Donald Tramp "është rrezik i vërtetë për sigurinë e Amerikës" nëse zgjedhet më 5 nëntor.

"Më dëgjoni mirë. Nëse fiton në këto zgjedhje, shikoni çfarë do të ndodh. Kjo është e rrezikshme. Ai është rrezik i vërtetë për sigurinë e Amerikës", deklaroi Bajden në intervistën për SBC.

Bajden u tërhoq nga gara presidenciale dhe ia lëshoi vendin nënpresidentes së tij Kamala Harris.

"Ne jemi në kthesë. Në të vërtetë ne jemi në një kthesë... dhe demokracia është element kyç", shtoi ai në intervistën e xhiruar disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë intervistë ai dukej më mirë sesa në debatin me Trampin më 27 qershor në CNN.

"Gjatë atij debati kam patur realisht ditë të keqe, sepse kam qenë i sëmurë, por nuk kam probleme serioze me shëndetin", deklaroi Bajden gazetarit të CBS për këtë temë.

Tre javë pas paraqitjes së tij katastrofike në debat, Bajden më 21 korrik publikoi se tërhiqet nga gara zgjedhore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR