• e hënë, 16 mars 2026

Bagai: Irani do të reagojë politikisht dhe ligjërisht nëse Rumania lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj për operacione kundër Iranit

Bagai: Irani do të reagojë politikisht dhe ligjërisht nëse Rumania lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj për operacione kundër Iranit

Teheran, 16 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagai, tha sot se Teherani e ka paralajmëruar Rumaninë se do të reagojë politikisht dhe ligjërisht nëse Bukureshti lejon që SHBA të përdorë bazat në territorin e saj për operacione kundër Iranit.

Begaj u bëri thirrje shteteve të mos ndërhyjnë në luftë.

"Nëse Rumania do t'i vinte bazat e saj në dispozicion të SHBA-së, kjo do të ishte e barabartë me pjesëmarrjen në agresionin ushtarak kundër Iranit", theksoi Bagai.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte i papranueshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe do të çonte në përgjegjësi ndërkombëtare për Rumaninë.

"Do të ishte një njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve midis Iranit dhe Rumanisë. Irani do të reagojë në përputhje me rrethanat, si ligjërisht ashtu edhe politikisht", theksoi Bagai.

Parlamenti i Rumanisë miratoi një kërkesë të SHBA-së më 11 mars për vendosjen e përkohshme të forcave dhe pajisjeve ushtarake në vend për shkak të luftës në Iran. Presidenti rumun Nikos Dan tha se pajisjet ishin rreptësisht mbrojtëse dhe do të vendoseshin në bazë të partneritetit strategjik.

"Rumunët nuk kanë pse të shqetësohen, vendi është më i sigurt falë pranisë së shtuar ushtarake amerikane", tha Dan në atë kohë. sa/

foto: MPJ iraniane

QËNDRONI TË LIDHUR