• e mërkurë, 17 korrik 2024

Arrestohet plaçkitësi në Shkup menjëherë pasi ka tentuar të kryejë plaçkitjen

Arrestohet plaçkitësi në Shkup menjëherë pasi ka tentuar të kryejë plaçkitjen

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.K. (30) pasi sot në ora 13:55 minuta është denoncuar se ka tentuar përmes kërcënimit me psitoletë të kryejë plaçkitje në një degë të bankës në qendër tregtare në rajonin e Aerodromit.

M.K. nuk ia ka arritur qëllimit dhe ka tentuar të arratiset, por menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe ai është gjetur dhe është privuar nga liria. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR