• e mërkurë, 14 gusht 2024

Arrest për babain dhe dy djemtë e tij të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Patishka Rekë

Arrest për babain dhe dy djemtë e tij të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Patishka Rekë

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka iniciuar procedurë kundër tre personave - babait dhe dy djemve të tij, për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm" nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup të tre të dyshuarve u ka caktuar masë arresti prej 8 ditëve.

Siç bën me dije PTHP, tre bashkëkryerësit, me qëllim që të shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën dhe trupat e njerëzve apo për pronat në përmasa të mëdha, kanë shkaktuar zjarr më 9 gusht, duke derdhur lëng të ndezshëm në tokë pyjore pranë një rruge lokale në vendin e quajtur Dupki, afër Patishka Rekës.

Meqenëse vepra penale po ndiqet në procedurë të shkurtuar, thuhet në kumtesë, me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore Penale Shkup, tre të dyshuarve u ka caktuar masë arresti prej 8 ditëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR