• e shtunë, 29 qershor 2024

Armata izraelite ka kryer sulm të ashpër izraelit ndaj rajoneve kufitare në Liban

Armata izraelite ka kryer sulm të ashpër izraelit ndaj rajoneve kufitare në Liban

Bejrut, 3 prill 2024 (MIA) - Armata izraelite ka kryer një sulm të ashpër artilerik ndaj rajoneve kufitare në jug të Libanit, njofton Anadollu.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA, armata izraelite ka granatuar qytete në zonën kufitare me zjarr artilerik dhe tanke të tipit "Merkava".

Sipas medias, frocat izraelite e kanë sulmuar Ajta al Shaab, Ramim, Ed-Duhajra, Nakura dhe Lebenie, të cilat ndodhen në kufirin me Libanin.

Sipas burimit të njejtë edhe më tej zgjasin sulmet ndaj rajoneve kufitare në jug të Libanit.

Tensionet janë ndezur përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të herëpashershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, në përleshjet më vdekjeprurëse që nga lufta e vitit 2006.

Tensioni kufitar vjen në mes të një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që ka vrarë të paktën 32.900 palestinezë që nga 7 tetori, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR