• e mërkurë, 17 korrik 2024

Aktivistja 23-vjeçare nga Austria është eurodeputetja më e re, ish-prefektja e Palermos është eurodeputetja më e vjetër

Aktivistja 23-vjeçare nga Austria është eurodeputetja më e re, ish-prefektja e Palermos është eurodeputetja më e vjetër

Strasburg, 16 korrik 2024 (MIA) - Njëzet e trevjeçarja Lena Shiling (Të Gjelbrit/ESA) nga Austria është eurodeputetja më e re në Parlamentin evropian, i cili sot filloi me punë në Strasburg.

Eurodeputetja më e vjetër është 77-vjeçarja Leoluka Orlando (Të Gjelbrit/ESA) nga Italia, e cila ishte prefekte e Palermos mbi 20 vite, ndërsa ishte edhe kryetare e Federatës italiane për futboll amerikan.

Mosha mesatare e eurodeputetëve në Parlamentin e ri evropian është 50 vite.

Gjatë mandatit të vet të nëntë, Parlamenti evropian do të ketë 720 vende - 15 më shumë se sa në fund të mandatit të kaluar - 54 për qind nga eurodeputetët me të zgjehdur të ri (në vitin 2019 pjesëmarrja e të rinjve ishte 61 për qind), ndërsa pjesëmarrja e grave është 39 për qind (në vitin 2019 ishte 40 për qind).

PE tani ka tetë grupe politike, një më shumë se sa në mandatin e kaluar ligjvënës përderisa 33 eurodeputetë mbeten të pavarur.

Sesioni i parë parlamentar i Parlamentit të ri evropian e ndjekin pothuajse 500 gazetarë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR