• e mërkurë, 17 korrik 2024

IOM: Më shumë se 10 milionë sudanezë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre

IOM: Më shumë se 10 milionë sudanezë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre

Sudan, 16 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 10 milionë sudanezë ose 20 për qind e popullatës së vendit, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga fillimi i luftës, njoftoi sot Organizata ndërkombëtare për emigracion (IOM), ndërsa kriza vazhdon të përkeqësohet.

Këto janë shifrat më të reja tmerruese nga vendi i Afrikës Lindore i shkatërruar nga konflikti që ka filluar në prill të vitit 2023. Si rezultat i luftës, gjysma e popullatës 50 milionëshe është në rrezik nga uria dhe ka nevojë për ndihmë humanitare.

Nga fillimi i luftës, më shumë se 2,2 milionë njerëz kanë ikur në vende tjera, ndërsa pothuajse 7,8 milionë kanë kërkuar strehim në pjesë tjera në Sudanit, thuhet në raportin e IOM për situatën humanitare që organizata i ka publikon në çdo dy muaj.

Edhe 2.8 milionë njerëz të tjerë tashmë janë zhvendosur si rezultat i konflikteve të mëparshme në vend.

Luftimet midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF), të cilat shpërthyen në kryeqytetin Kartum vitin e kaluar, u përhapën shpejt në Darfur në perëndim pasi SRF mori kontrollin e shumicës së qendrave urbane.

Ekspertët e OKB-së thonë se uria ka zëvendësuar dhunën si nxitësi kryesor i emigracionit nga Darfuri, ku ata përballen me vështirësi në dhënien e ndihmës. mb/

Foto: MIA
 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR